FC Drita synon që ta rikthejë sërish titullin kampion. Për këtë ‘bardhekaltërit’ kanë nevojë për përforcime të reja, sidomos në disa reparte.
Për këtë janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e klubit, teksa presidenti i klubit gjilanas, Valon Murseli, ka konfirmuar se gjatë afatit kalimtar të janarit do të ketë përforcime nga jashtë vendit.
“Patjetër që do të bëjmë transferime në afatin kalimtar të janarit. Në bazë të situatës aktuale, mendojmë që kemi nevojë më shumë në repartin ofanziv”, deklaroi Murseli.
“Mendoj që tregu vendor nuk të jepë shumë mundësi në afatin e janarit, sidomos për ekipet pretendente për tituj, andaj pritet të jemi më shumë të koncentruar në tregun e huaj”, shtoi ai.
Me transferimet në janar, Murseli ka bërë të ditur që Drita do të luftojë edhe këtë edicion për titull ose dalje në Evropë.
Titulli kampion mbetet objektivi i vetëm i gjilanasve, pasi që tashmë ata janë eleminuar nga Kupa e Kosovës.