Deri në 2 orë e 30 minuta janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhim Kufitar.
Ndërkaq për të dalë, nga e njëjta pikë kufitare, nevojiten 20 deri në 40 minuta.
Me pritje të tilla madje edhe me të gjata, në të njëjtën pikë, janë përballur qytetarët në muajt e verës.
Pritjet kanë shkuar në më shumë se 7 orë për të dalë nga Kosova.