LDK është një kulturë më vete politike dhe bosht kurrizor i Pavarësisë së Republikës së Kosoves!
LDK ka qenë dhe mbetet një kujdestare e përkushtur e funksionalizimit të shtetit tonë si kauzë brezash, andaj ajo – LDK ka gjakimin e frymës demokratike për ta bërë të mirëqenë jetën e qyterarëve.
Në 30 vite të ecjes së saj, rrugëtim sfidash, përndjekjesh e vrasjesh, qëndresa politike si vlerë durimi dhe aftësi për tu mos lëkundur, LDK virtytin e besimit e ka krijuar në sfondin e besëlidhjeve të mëdha, të atyre grave e burrave që ishin dhe mbeten fanar i pa shuar në altarin e lirisë sonë.
Ne jemi këtu sot për të kujtuar me mirënjohje dhe falenderim ata që më nuk janë. Jemi këtu për të respektuar punën e mijëra aktivistëve që janë gardian të votës së lirë.
Jemi këtu për të zgjatur ngrohtësinë për hapjen e shtigjeve për brezat që po rriten e po vijnë.
Askush nuk guxon të mendojë se është hallkë e shkëputur e ketij trinomi që ngriti, bart dhe do të vazhdojë të zhvillojë pikën kruciale të demokracisë së vendit tonë të quajtur LDK.
Të dashur qytetarë të Republikës sonë, qindra mijëra votues të LDK-së, simpatizant dhe bashkë patriot të nderuar.
LDK ështē një lis i madh, një urtësi e madhe e ngritur në hijen e trungut të rrahur nga rrebeshët e kohës.
Ata që sot bajnë me gisht në emër të demokracisë duke harruar pergjëgjësinë dhe duke mos kthyer kokën prapa, janë vetëm shi vjeshte që fluturojnë si gjethet e braktisura.
Nuk ka acar që mërdhinë ecjen tonë. Këtij vendi të bekuar nga Zoti, ja kemi borxh sakrificën tonë, ja kemi borxh Presidentit tonë të mirë dr. Ibrahim Rugova.
Urime 30 vjet Liri,Pavarësi e Demokraci!