Në ShFMU “Selami Hallaqi” të Gjilanit tash e dy vjet po implementohet projekti qasja me shumë mësimdhënës duke filluar nga klasët e treta, katërta dhe të pesta, ku secili mësimdhënës është përgjegjës për një lëndë mësimore.
S’do mend se zbatimi i këtij projekti edhe i ka dhënë rezultatet e pritura.
Florim Maloku, drejtor i kësaj shkolle, ka thënë se projekti po implementohet me një sukses të konsiderueshëm.
Sipas tij, fillmisht ka pasur hezitime, mirëpo, tashmë është vërtetuar se nxënia e diturive dhe vlerësimet kanë sjellur rezultate.
“Nxënesit po kanë mundësi me e tregue talentin e tyre në lëndet përkatëse, kurse mësimdhënesit e kanë më lehtë për t’i vlerësuar ata, gjë që rezulton edhe në ngritjen e suksesit në mësime. Vitin e kaluar e kemi mbyllur suksesshëm, mandej në garat e vitit të kaluar kemi qenë më të suksesshmit në Komunën e Gjilanit.”, ka thënë ai.
Siç thuhet rezultate kanë qenë të shumta.
“Një nxënës i klasës së tretë dhe një tjeter i klasës së katërt kanë zënë vendet e para në garat e nivelit republikan, njëri në këndim, e tjetri në art figurativ, e që është rezultat i këtij pilot projekti”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, edhe nxënësit janë shprehur të kënaqur me implementimin e këtij projekti.
Implementimi i projektit me shumë msimdhënës është duke u aplikaur edhe në disa shkolla tjera të kësaj komune, nisur nga sukseset që janë arritur në shkollën “Selami Hallaqi”.
Sivjet që nga fillimi i vitit shkollor, ky projekt ka filluar të zbatohet edhe në shkollat: “Musa Zajmi”, “Abaz Ajeti dhe Rexhep Elmazi./GJILANI.INFO/