Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është deklaruar për medie pranë zyrës së LDK-së, shkruan GazetaBlic.
Mustafa i pyetur nga gazetarët tha se nuk kanë caktuar ndonjë takim mes tij dhe kreut të VV-së, Albin Kurti.
Ai tha se kurdo që VV të jetë e gatshme për takim, duhet ta dërgojnë ftesën dhe LDK menjëherë do të iu përgjigjet ftesës pozitivisht.
“Nuk mund të themi tani diçka, nëse zoti Kurti lajmërohet, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, tha Mustafa, raporton GazetaBlic.