Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në facebook, ka treguar se në 2020 investime të reja, si dhe të ndërtohet tregu modern i kafshëve, gjithashtu do të krijohet Muzeu Etnologjik, dhe do të mbrihen tokat pjellore nga ujrat atmosferikë në fshatin Cernicë.
Vitin 2020 do ta fillojmë me investime te reja në fushën e Kultures, Mjedisit dhe Bujqësise.
Me ndihmën e e donatorit, respektivisht, Zyrës së Bashkesisë Evropiane ne Kosove, nga fondet IPA-së të BE-së, do të ndërtohet tregu modern i kafshëve, gjithashtu do të krijohet Muzeu Etnologjik dhe do të mbrohen tokat pjellore nga ujrat atmosferike në Cernicë.
Faleminderit T-consulting, Rezartes e Fisit, për angazhimin e tyre dhe ekipës të cilët ndihmuan që këto projekte të finalizohen!
Vlera e projekteve është afërsisht 1.5milion Eur!
Bashkë me suksese të reja!