Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli,ka publikuar në profilin e tij zyrtarë se shpenzimet e derivateve dhe kilometrat e veturave zyrtare, kanë shënuar rënje nga viti në vit.
Përmes një postimi Ismajli ka treguar shifrat nga 2017 dhe deri në përfundim të këtij viti(2019).
Ja postimi i plotë dhe statistikat nga viti 2017 deri në 2019:
Ndjenjë e mirë kur nga viti në vit shpenzimet e derivateve dhe kilometrat e kaluara me veturat zyrtare janë në rënje!
Ti ruajm dhe kursejmë asetet publike!
Bashkë me suksese te reja!