Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në të cilin janë përfshirë dy vetura.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka dhënë detaje rreth aksidentit.
“Ka ndodh një aksident, në magjistralen Gjilan -Prishtinë fshat i Llabjan, në mes dy veturave, fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lenduar. Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri tek aksidenti”, ka thënë Hashani.
Ai nuk ka treguar sa persona janë lënduar, përveç se veturat kanë pësuar dëme materiale