Në emër të familjes Krasniqi nga Livoçi i Epërm, shpreh keqardhjen tonë për linqimin që po i bëhet këshilltarit komunal të PDK-së z.Shefik Surdulli, nga partia e tij, Dega e PDK-së në Gjilan, lidhur me rastin e ankesës sonë për emërtimin e një rruge në vendbanimin ku ne jetojmë.
Ai dje, padrejtësisht u akuzua se ka lënduar ndjenjat tona, me rastin e diskutimit të tij në Kuvendin e Komunës, lidhur me çështjen tonë. Përkundrazi z. Shefik Surdulli, me dinjitet dhe korrektësi, ka mbrojtur këto vlera.
Me këtë rast, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për qëndrimin e tij parimor dhe profesional, në përfaqësimin e interesit të qytetarëve të komunës së Gjilanit, edhe tonin njëkohësisht.
Me respekt Familja Krasniqi nga Livoçi i Epërm Gjilan