Në vrasjen e një qytetari në qytetin e Gjilanit është i përfshirë një polic i mbrojtjes së afërt.
Insajderi nga burimet ka mësuar se një polic me detyrë zyrtare , truproje në Prishtinë ka kryer vrasjen e një qytetari në Gjilan në rrugën “Naton 99”.
Rreth orës 04:40, viktima ishte me një mjet transportues, motivet e vrasjes nuk dihen, por Insajderi ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pas një aksidenti të shkaktuar në vendngjarje.