Ardian Foniqi i ka dorëzuar familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2340 euro.
Foniqi përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se familjes Abazi i ka dorzuar mjetet të mbledhura me vler prej 2340 euro.
Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë.
Ja postimi i plotë:
Në emër të bashkatdhetarëve të Ludwigsburgut Gjermani të udhëhequr nga Blerim Bunjaku Qani Rexhepi Danush Luzha Besim Muja etj..
Familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm e cila familje humbi dy djemet nga tërmeti dorzuam mjetet të mbledhura me vler prej 2340 euro.
Jam i nderuar dhe krenar që këta njerz të vullnetit të mir në mërgim vazhdojn të jen pran kombit tonë që nga kohrat më të veshtira të kombi tonë deri më tani.
Qofshi të nderuar gjithmon njerzit e mir me familjet e juaja