azhdojnë kritikat e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, përmes deklaratave dhe performancave, në adresë të kryetarit të Komunës së Gjilanit. Me rastin e fundvitit, Lëvizja qytetare “Vatra”, ka “dekoruar”, kryetarin e Gjilanit me medaljen Dembeli i Artë.
Kushtrim Kadriu ka bërë me dije se kjo medalje i akordohet, Lutfi Hazirit me motivacionin për:
1. Menaxhimin katastrofal të Komunës së Gjilanit
2. Neglizhimin total të problemit të furnizimit me ujë
3. Mosmarrjen me punët e Gjilanit, por vetëm të Prishtinës; plus shumë dështime tjera të cilat po ti numëronim një nga një do ta zinte viti i ri 2021.
“Urojmë që ky çmim sadopak ta kthjellë z. Hazirin për mandatin e mbetur”, ka thënë Kadriu.