Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, në konferencën e fundit për këtë vit, ka ngushëlluar familjen Spahiu nga komuna e Dardanës, e cila ka humbur kryefamiljarin në një rast tragjik që ka ndodhur në rrugën “NATO ‘99” në Gjilan.
“I shpreh ngushëllime familjes Spahiu. Mbështetja e jonë është për këtë familje, e cila tragjikisht ka humbur kryefamiljarin. Kjo është njënjë ngjarje e dhimbshme e cila e shënon komunën e Gjilanit në kalendarin e zi, ngase njihemi dhe cilësohemi si qyteti më paqësor, i cili nuk ka patur asnjë lloj viktime të rasteve të tilla apo me motive dhe pasoja të liga si pasojë e të cilave e humbin jetën qytetarët. Duke qenë si komuna më e qetë në rajon, komunë e cila e ka garantuar sigurinë publike, pronën dhe jetën e qytetarëve, andaj ky rast na ka shokuar dhe na ka tronditur”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.