Ka prezantuar suksese në të gjitha sektoret e Komunës së Gjilanit, por e ka veçuar njërin nga udhëheqësit e institucioneve.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka zgjedhur drejtorin e Teatrit të Qytetit, Erson Zymberin, si drejtorin e vitit 2019.
“Në vitin e parë ka arritur ta bëjë një kalendar të shfaqjeve, në kuadër të Teatrit të Qytetit dhe Teatrit Magjik të Fëmijëve. Ka treguar rezultate të jashtëzakonshme dhe teatri është storie e suksesit, duke rikonfirmuar epitetin e Gjilanit – kryeqytet kulturor të shqiptarëve në Ballkan”, ka deklaruar Haziri, raporton Mediafokus.info.
Këto komente, kreu i Gjilanit i ka bërë menjëherë pas ndërrimit të motmoteve./MediaFokus/