Shkruan: Izmi Zeka
Lufta ka përfunduar dhe liria është fituar.
UÇK-ja mbron vetvetën se ajo përmbylli historira bashkë me Naton. Ajo mbrohet vet dhe e mbron historia. Askush nuk duhet të pretendoj as edhe ta mbroj UÇK-në sepse ajo tani është shëndrruar në jetë,zhvillim etj.
Ajo ashtu si ka lindur, është zhvilluar dhe rrugtimin që e ka bërë ka ndryshuar historinë dhe ka krijuar aleanca të forta me vendet perendimore.
Andaj lëreni të qetë UÇK-në se atë e mbron historia e jo individët cilido qofshin ata.
UÇK-ja është mbrojtur atëherë kur jeta ka qenë e vendosur në fije të perit.
E sot lëreni pronësin .
Askund dhe askush nuk mund ti jep kahe asaj që tani i përket lavdisë dhe jetës së sotme.