Të akuzuarit e aferës “Pronto” janë liruar nga akuzat, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, raporton Koha Ditore.
Vendimin e ka lexuar kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti.
Përveç që ka thënë se nuk është provuar vepra penale arsyetimin e detajuar ka thënë se do ta japin me shkrim.
Avokati Besnik Berisha që mbron ish-ministrin Besim Beqaj ka thënë se ky proces ka dëshmuar që Prokuroria është e ngulfatur.
Pas shpalljes se aktgjykimit, para gazetareve Berisha ka deklaruar se hetimi dhe aktakuza kanë qenë selektive dhe se personat që kanë qenë përgjegjës për punësime Prokuroria nuk ka pasur guxim t’i intervistojë si dëshmitarë e lërë më si të dyshuar.