Pas raportimit në media se në Kryesinë e LDK-së ka pasur zëra kundër koalicionit me VV-në, ka ardhur reagimi i deputetit Arban Abrashi.Ai ka shkruar se edhe sot ishte pro koalicionit me Vetëvendosjen, derisa ka shtuar se ka kërkuar të afatizohet e të mos shtyhet më shumë arritja e marrëveshjes.
Reagimi i plotë:
Sqarim: Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri.
Eshtë koha për ndërtimin e Qeverisë.
Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nëncmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit! P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra. Shendet