Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të kësaj partie kanë dalë nga takimi tre orësh që kanë pasur me Vetëvendosjen, raporton Zëri.info.
Përveç që nuk ka marrëveshje nga LDK-ja nuk treguan se çka u diskutua në takim. Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa tha se në këtë takim pati dakordim që të ketë edhe një takim tjetër nesër.
“Janë pajtuar që nesër të kenë edhe një takim të radhës për orën e saktë ju njoftojmë edhe nesër. Nuk kam detaje çka është diskutuar në takim”, ka thënë shkurt zëdhënësi i LDK-së./Zëri