Zhvillimet dinamike që kërkojnë sfidat e ecjes së shoqërisë sonë, janë përgjegjësi që qeverisja e vendit dhe klasa politike duhet të kthej me përkushtim dhe përgjegjësi obligimet e marra.
Ne duhet të jemi të sinqertë me mundësitë dhe kërkesat, sepse shtetbërja dhe mirëqenia e shoqërisë sonë kërkojnë sakrifica ndryshe nga shoqëritë e shteteve të konsiliduara.
Andaj, sikur postulat kryesor për klasën politike del të jetë dhënja e përgjegjësisë në ushtrimin e qeverisjes. Natyrisht, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar se qeverisja parasegjithash është servis në shërbim të qytetarëve marrin sanksionimin e verdiktit të sovranit me votë!
Unë dua të besoj se ne të gjithë e kemi kuptuar tashmë se kemi obligime dhe përgjegjësi të reja, dhe qasjen ndaj tyre duhet ta marrim duke ngritur interesat e përgjithshme mbi ato personale!
Jam këtu të ju thërras të gjithëve, se ne duhet bashkë të ecim për të përbashkëtat.Ngase e mirëqena na takon të gjithëve sikurse pergjegjësitë dhe ngecjet!
Bashkë me suksese të reja!