Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit të sotëm nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kjo është bërë e ditur për Telegrafin nga një burim brenda takimit.
‘”Jemi një hap afër marrveshjes… nesër vazhdon takimi!”, i ka thënë Telegrafit një burim brenda takimit.
Ndryshe, që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. /Telegrafi/