Ibrahim Uruqi -“Hushi” dëshmor i sakrificës për atdheun e Kosovës.
Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi ra në altarin e lirisë për të mos u shuar kurrë.
Fal sakrificës së tij të madhe dhe luftës heroike të dëshmorit Ibrahim Uruqi, një numër i madh i njerëzve sot janë gjallë dhe gëzojnë lirin të cilën e lau me gjakun e tij për tokën e Kosovës.
Kolosi i sakrificës për popullin e tij, Ibrahim Uruqi, asnjëherë nuk u gjunjëzua para okupatorit Serb, ai tërë jetën e tij punoi, veproi e luftoi për ta shkatërruar okupatorin Serb që donte ta shfaroste një popull të tërë, por Ibrahim Uruqi me trimerin e tij dhe sakrificën e tij nuk lejoji që populli i tij të shfaroset por ai ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
“Hushi” siç e quanin bashkëluftëtarët Ibrahim Uruqin, kishte një ëndërr që populli i tij dhe Kosova që aq shumë e deshti një ditë të jenë të lirë si të gjithë popujt e botës, duke gëzuar lirinë që i mungonte popullit të tij me shekuj të tërë.
“Ibrahimi si i ri asnjëherë nuk u pajtua me regjimin e forcave Serbe, si i ri ai kishte idealet e veta ai kishte një guxim të rrallë shkruante parulla në çdo cep ku i jepej mundësia duke paralajmëruar se ne do të luftojmë gjerë në frymën e fundit për këtë tokë të Kosovës. Për mua Ibrahimi është një luftëtar i rrallë, ai dallohej nga të tjerët kishte një ideal të fortë për popullin shqiptar kishte një ideal për të luftuar, për të asnjëherë nuk kishte asnjë lloj pengese ai ngjeshi armët të cilat i zotëronte mjaft mirë luftoi si luan për të mirën e popullit, sakrifikoi jetën në luftë në Betejen e Marecit për ta mos harruar kurrë, se gjaku i tij është liria e Kosovës”.
Kur ne po gëzojmë lirinë të cilën dëshmorët e kombit e lanë me gjak, djali i dëshmorit Ibrahim Uruqit, Endrit Uruqi, me krenari të madhe por me dhimbje të madhe kujton babanë e tij.
“Unë kisha vetëm 2 vite kur babai ra në fushën e nderit të kombit për lirinë e Kosovës, sot ndihem krenar për veprën e tij heroike, gjaku i tij u bëftë rreze drite për kombin shqiptar, nuk duhet harruar gjakun e çdo dëshmori që sakrifikuan jetët e tyre për ardhmërinë e Kosovës, ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Familja e tij dhe i tërë populli shqiptar, sot duhet të jenë krenar që vepra dhe emri i tij, sot po bëjn rreze të lirisë për gjeneratat e sotme e të ardhshme.
Me krenari të madhe kolosit të madh të lirisë Ibrahim Uruqi-“Hushi”, i është ngritur lapidari në tempullin e diturisë që mban emrin e tij në shkollën fillore në Bresalc.