Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli në 36 vjetorin e rënies së dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ka thënë se ata ranë heroikisht, duke i përkujtuar dy nga heronjet e parë të Republikës.
Ja postimi i plotë:
Tani më kur kemi hyrë në muajin e madh të nderimit të emrave më të rëndësishëm të kombit, perkujtojm dy nga heronjet e parë të Republikës, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala të cilët në mbrojtje të identitetit kombëtar ranë heroikisht më 11 Janar 1984 në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Respekt të përjetshëm për jetën dhe veprën e këtyre dy burrave të mdhenjë të kombit.
Lavdi!