Qytetarët ankohen për rrugën e dëmtuar në Gjilan, ku po hasin në vështirësi qarkullimi.
Pas kryerjes se punimeve në këtë rrugë, qytetarët e rrugës “Enver Miftari”, të cilët e frekuentojnë këtë rrugë gjdo ditë ata tani më e kanë të pamundur të kalojnë në atë pjesë.
Disa qytetarë të asaj lagje kanë dërguar disa foto në portalin Radio Star, ata thonë se kjo rrugë po u shkakton shumë probleme, sipas disa qyteraëve thonë se rruga e cila është dëmtuar tej mase po ju sjell edhe probleme në veturat e tyre, ku ata thonë se kanë prishje të mëdha të veturav nga kjo rrugë.
Kjo rrugë është shqetësuese pasi edhe siguria nuk është në nivelin e duhur, ata thonë se tani në këtë gjendje ju është pamundusuar ecja në këmb, siç shihet në foto rrugën të cilën e frekuentojnë ata qytetarë është e mbuluar nga balta.
Qytetarët e rrugës ‘ Enver Miftari ‘, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga organete kompetente dhe të marrin masat e duhura që kjo rrugë të jetë e kalueshme për ata qytetarë të rrugës ‘ Enver Miftari ‘ të cilët thonë se nuk mund ti kryejn nevojat e veta shtëpiake./RadioStar/