Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten (17 janar), me fillim në ora 16:00, mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri.
Ndërkaq, në ora 17:30, hapet Ekspozita kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës, në Galerinë e Qytetit.