Gjilani, tash e disa muaj po përballet me thatësinë më të madhe që ndonjëherë mbahet mend, dhe kjo gjendje vetëm sa po keqësohet edhe më tepër.
Kemi disa deklarime nga zyrtarë të ndryshëm komunalë që thonë se janë duke hapur puse tek “Fidanishtja”. Shtrohet pyetja: sa kohë marrin ato puse të hapen? {farë puse janë ato që as për tetë muaj nuk hapen dot? Me çka po happen ato puse, me kazma e lopata? Pse hapja e tyre po zgjatë kaq shumë?
Gjatë një hulumtimi të thjesht që kam bërë del se hapja e një pusi të tillë mund të bëhet në pak ditë, bile edhe infrastruktura për krijimin e rezervave të akumulimit nuk po merrte më shumë se 4, 5 muaj. Por ç‘ti bësh kur Hidromorava është e politizuar dhe që nga paslufta aty vendosen militantë të partive politike, që nga kreu e teposhtë, madje kjo u deshmua edhe ne aferën “Pronto”.
Qeverisja e Gjilanit nga LDK tash e 6, 7 vite ka dëshmuar se është prolonguese e proceseve dhe penguese për qytetarin, pasiqë çdo punë që niset e zvarritë deri në pafundësi. Një punë që do të mund të kryhej për pak minuta ose për pak orë, këta për t’u dukur si të rëndësishëm e shtyejnë me muaj, ashtu siç po duket se po ia bëjnë me problematikën e ujit. Këtyre kurrë nuk iu bëhet vonë.
Një ditë thonë se Banka Botërore na lejoi një grand prej dhjetë milionë eurosh, mira pra, atëhere na tregoni projektin se çka do të bëni me ato para; pastaj një ditë tjetër thonë se janë në fazat e bisedimit me Bankën Botërore. Aëherë tcilën deklaratë t’ua besojmë, çka t’u besojmë, apo thënë më mirë a t’u besojmë fare?