Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në zyrën e tij ka pritur në takim këshilltarin e Partis Demokratike të Kosovë dega në Gjilan, Shefik Surdullin me një pjesë të banorëve të rrugës “ Metush Krasniqi “.
Ismajli është shprehur falenderues ndaj tyre dhe bashkpunimi pozitë-opozitë është në interes të qytetarëve.
Ja postimi i plotë:
Këshilltari komunal i Gjilanit z.Shefik Surdulli së bashku me një pjesë të banorëve të rrugës “Metush Krasniqi” ishte në vizitë për t’i dalë në krahë në zgjidhjen e një problemi që kanë këta banorë rreth ujërave të zeza.
Ne u zotuam ta fusim në planin e prokurimit për vitin 2020 dhe në pranverë të intervenojmë në sanimin e këtij problemi për banorët e kësaj lagjje!
Përgëzoj Shefikun për angazhimin e tij serioz për t’i dalë në krahë banorëve të rrugës ” Metush Krasniqi”
Bashkëpunimet e tilla pozitë-opozitë janë në interes të ndërtimit dhe rregullimit të jetës publike të të gjithë qytetarëve.
Bashkë me suksese të reja!