Pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa ka mbledhur sot kryesinë e partisë.
Mustafa është parë duke hyrë në takim bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmanin dhe anëtarët e Kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim, me partinë që ende po synojnë arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje, me Lëvizjen Vetëvendosje.