Malisheva është zgjuar sot me ndotjen enorme të lumit Mirusha.
Në fotografinë e realizuar nga kryetari i këshillit të këtij fshati, Latif Maliqi, shihet ndotja e madhe që, sipas informatave ende të pakonfirmuara zyrtarisht, po shkaktohet nga industria.
Maliqi pyet se çfarë ndërgjegje duhet të kenë ata që po e helmojnë Malishevën?
“No comment. A e meritojmë ne, banorët e fshatit Malishevë, gjithë këtë ndotje të lumit? A keni ndërgjegje ju, a po doni ta helmoni një fshat. Ne po angazhohemi për një fshat të pastër, kurse ju e ndotni. I lus organet komunale që të marin masa ndaj tyre”, ka shkruar Maliqi!