Shkruan: Izmi Zeka
30 vjet më parë u vra nga forcat serbe vajza 16 vjeçare Ylfete Humolli. Kjo heroin e sotme flet shumë se si vajzat shqiptare gjatë gjithë historisë shqiptare kanë qenë pjesë e përpjekjeve për bashkim kombëtarë.
Sot kur po mbushen 30 vjet në Kosoven e lirë askush më mirë nuk do të portretizonte figuren e femrës se sa Ylfete Humolli e cila në moshë të re ra për idealin e lirisë.
Ylfete Humolli do ti bënte nderë Prishtinës dhe Kosoves e kudo tjetër sepse paraqet vajzërinë shqiptare në përpjekje për liri.
Emri i saj sot duhet ta ketë vendi në qendrën e Prishtinës për të na kthyer në histori por edhe për të na kujtuar se sa me vlerë qenka liria