Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se marrëveshja mes dy partive më të votuara në vend mes VV-së dhe LDK-së, kërkon një përkushtrim dhe vendit i duhen rreshtime të reja dhe duhet të kompenzojnë kohën e humbur.
Ja postimi i plotë:
Marrëveshjet e mëdha për interesa strategjike për Republikën, kërkojnë përkushtimin dhe vendosmërinë e lidership të përgjegjshëm!
Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së është shprehje e kulturës së re politike për ndryshime të mëdha që kërkon koha.
Vendit dhe shoqërisë sonë i duhen rreshtime të reja, veprime bashkërenduese dhe përgjegjësi për të kompenzuar kohën e humbur, andaj po hapen faqe të reja të cilat duhet me patjetër ta kthejnë besimin dhe shpresën se ky vend është i mirëqenë për të jetuar dhe vepruar!
Kjo strategji bashkëqeverisëse duhet të përkthehet në pritjet e mëdha të qytetarëve, të finalizohet me punë, përkushtim dhe rikthim dinjiteti, për vendin e shoqërinë, e jo vetëm me fotografi të cilat mbesin vetëm imazh i një grupi politik udhëheqës të derisotshëm!
Republika do të duhet të merrë kahje,ne besojmë dhe këtë do ta bëjmë bashkë!