Gazeta e njohur zvicerane ‘Tagesanzeiger’ ka publikuar një shkrim për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryengritësi i pakorruptueshëm merr pushtetin në Kosovë”, ky është titulli i shkrimit nga e përditshmja zvicerane, transmeton Indeksonline.
” Politikani i krahut të majtë Albin Kurti është kryeministri i ri. Klika e mëparshme dominuese dhe e korruptuar ka veçanërisht frikë prej tij.”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e ‘Tagesanzeiger’.