Sot, me autorizim të tanimë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ia dorëzova detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Ministrin e ri e urova për pozitën dhe përgjegjësinë e re, dhe e informova për projektet e përfunduara, ato që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet e planifikuara. Ia dorëzova edhe projekt – propozimin për Autostadën e Dukagjinit dhe atë të Gjilanit, përkatësisht nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë.
Iu uroj punë të mbarë dhe suksese institucioneve të reja. Mbetemi me shpresë se projektet e nisua dhe ato të planifikuara, do të gjejnë mbështetje edhe nga kjo qeveri, sepse janë projekte që prodhojnë zgjidhje afatgjate dhe lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.