Komuna e Kamenicës njofton se: “Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me udhëheqësin e zyrës së Prokurimit, Urim Thaqi ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë me grupin e operatorëve ekonomik Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP, përfaqësuar nga Imran Haziri –përfaqësues i autorizuar.
Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
I pari i Komunës pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se ky projekt do t’i rikthej gjallërinë Kamenicës.
“Me fillimin e implementimit të këtij projekti po rikthejmë gjallërinë në Kamenicë, duke krijuar hapësira të këndshme për qytetarët tanë”, tha ai.
Kastrati po ashtu premtoi se do të angazhohet maksimalisht për përmbushjen e zotimeve.