Nga: Izeir Hyda
A-në ia fale Atdheut, Agim
Sepse Ti dhe atdheu kishit të njëjtin qëllim
Lirinë
Të mbeti G-ja.
Guximi
Me të cilën theve gurin e kufirit
Gurin që na ndau
E neve na i fale I-në. Inspirimin
Të këndojmë për Ty
Në këtë festë Nëntori
Me zemër e krahapur të priti Gjilani
Mirë se erdhe Agim Ramadani!
Mirë se erdhe i madhi Katanë!
‘Veshur me diell e mbathur me hanë’
Gjilan, 28. 11. 2019