Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në facebook ka thënë se përmes zërit të Nexhmije Pagarushës, na njifte bota.
Haziri tha se me këngët e saja do të jetojmë për sa kohë të flitet shqip.
Ky është postimi i plotë i tij:
Margaritari i muzikës shqipe, ajo që përmes zërit të saj të veçantë, na njifte bota, nuk do të jetojë më në mesin tonë. Por, këngët e saj, do të jetojnë për sa kohë të flitet shqip. Na fal Nexhmije që kemi bërë shumë pak për ty. Lamtumirë, mbretëresha e muzikës shqipe!