Grupi “ Bitonia “, nga Gjilani në vitin 2020, feston përvjetorin e 15-të të themelimit të saj.
Një nga grupet e muzikës popullore, vazhdojnë të jenë të suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare, pesëmbëdhjetë vite më parë grupi i njohur u krijua nga Burimi dhe Elhamiu bashkë me shokët e tyre. Sot ky grup përbëhet nga gjashtë antarë gjithsej, Burim Demiri (Vokalist), Armend Idrizi (Vokalist), Elhami Idrizi (Bassist), Gëzim Mehmeti (Harmonik), Florion Thaçi (Klarinet), Afrim Idrizi (Bateri).
Ky vit shënon përvjetorin e pesëmbëdhjetë të Bitonisë
BITONIA edhe sot pas pesëmbëdhjetë vitesh vazhdojnë të jenë prezent në ahengje të ndryshme familjare, dhe koncerte.
Albumi i tyre i fundit mban titullin ‘BITONIA LIVE’ i cili është mirëpritur nga adhuruesit e tyre të shumtë.
Burim Demiri thotë se në vitin 2005 unë dhe Elhamiu bashkë me shokët tjerë krijuam grupin me emrin “ BITONIA “, emër ky që sot na bënë të gjithëve krenarë.
Demiri thotë se sa shumë do flisja për ëndrrat që kishim, për dashurinë dhe këngën ndër vite “ BITONIA “, ndonëse emri ynë është thjeshtë subjekt unë desha gjithmonë dhe e dua akoma më shumë edhe sot.