Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi në Komunën e Gjilanit.
Bunjaku-Rexhepi theksoi se punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm e që sipas saj, tetë orë punë, tetë gjumë dhe tetë pushim në ditë janë më të konvenueshme
Ja postimi i plotë:
Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë.