Se deri ku arrin niveli i një deputete që është zgjedhur nga populli nuk do koment.
Mirëpo kjo flet edhe për dy aspekte tjera se: Gjitha dosjet e përgatitura janë të sojit të deputetes që nuk dua as të përmendi me emër dhe Kosovën dhe institucionet e saj i djegin për interesa meskine.
Një deputete vetëm për të kënaqur apetitet dhe për ta lavdëruar eprorin e vet ajo shkruan
Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.
Maja e Aesbergut. Ky fjalor që është i ngjashëm me shtetin serb duhet trajtuar nga institucionet e Kosovës dhe atë me përgjegjësin më të lartë.
Këtu nuk duhet të ketë pardon sepse ky fjalor fyen luftën më të lavdishme të shqiptarëve të shekullit XX, fyen familjet e dëshmorëve, fyen komandantin legjendar dhe në fund fyen edhe lirinë e sotme që ne po e gëzojmë.
Këtu nuk duhet të heshtët. Qytetarët duhet të zgjohen nga ëndrrat e bukura dhe fjalët e ëmbla që thurin disa individ e në anën tjetër dëmtojnë perspektivën tonë shtetërore.
Kjo deputete dhe soji i saj dhe tyre edhe dje dhe sot të njëjtën gjë që e bëri Serbia po e bëjnë edhe sot.
Këtu as kërkim falja nuk e falë as arsyeton të shkruarit e saj e cila sintetizohet bashk me politikën e armikut shekullor.
Nëse pak ka mbet moral, kulturë dhe qytetari në Kosovën tonë të dashur atëherë duhet të ngritët zëri në forma të ndryshme që ky rezon dhe kjo luftë e shtrigave të futet në mykun e historisë.
Kështu duan armiqtë tanë, kështu edhe na kanë dashur para një shekulli, kështu na duan edhe sot Serbët.
Ajo fyeu 15.000 mijë të vrarë gjatë luftës së UÇK-së, fyeu rëndë qindra masakra të bërë mbi popullatën e pafajshme, fyeu Qirezin, Likoshanit, Recakun. Ajo fyeu shenjtërinë shqiptare që ishin të dhunuara nga forcat serbe.
Mallkimi i nënave të dëshmorëve, të rënëve për lirinë e Kosovës do të bie mbi ju.