Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, në urimin e tij për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, është shprehur i lumtur që ka lindur dhe jeton në këtë tokë dardane.
Postimi i plotë:
E vogla ime Republikë, Zoti më bekoi që linda në këtë tokë të Dardanisë!
Zoti na faltë që të përmbysëm…
Por kur kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja njerëz të lumtur për aq sa kam mundësi prap ndihem krenar!!
Të dashur miq!
Ju prap mos u trishtoni, as mos u ligështoni, se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd.
Vendosni të luftoni,keni kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shihni që do fitoni mbi këtë gjendje!
Urime 12 vjetori e dashura ime Republikë!
Bashkë me suksese të reja!