Tri Çmime të sivjetme për letërsi, kësaj here i meritojnë krijuesit nga Anamorava, Sabile Keqmezi – Basha, Nexhat Rexha dhe Albina idrizi.
Vepra poetike e Nexhat Rexhës, “DUKE KËRKUAR HIJËN TËNDE”, edituar nga Shtëpia botuese ‘Beqir Musliu”, ka fituar, përkatësisht Çmimin “Ali Podrimja” për vepër më të mirë të vitit, bashkë me veprën poetike të Xhevdet Bajrës, “Kur qajnë hardhitë”.
Gjithashtu, edhe romani “PËRSËRI MARS ” i shkrimtares nga Gjilani, Albina Idrizi, i edituar nga Shtëpia botuese “Buzuku”, është fitues i Çmimit “Anton Pashku”, për veprën më të mirë në prozë, çmim të cilin e ndan me romanin e Rrahman Paqarizit, “Shtatë ditë “.
Qershia mbi tortë e shpërblimeve të sivjeme me krijues anamoravas, përmbyllet me shkrimtaren dhe historianen Sabile Keqmezi – Basha, e cila shpërblehet me Çmimin kryesor, atë “Azem Shkreli”, për veprimtari jetësore.
Shpërblimet këtyre krijuesve, si dhe të shpërblyerve të tjerë, iu jepen më 17 shkurt 22020, në hapësirat e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, në Prishtinë, përmes një ceremonie solemne.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, si asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, i përgëzon dhe iu dëshiron krijimtari të mbarë e suksese të reja, gjithë të shpërblyerve.
Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan