Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjilan.
Vrasja e pesëfishtë nga një zyrtare policore mori mendimet dhe lutjet e të gjithë atyre që dëgjuan për tragjedinë.
Osmani tha se është thellësisht e prekur nga kjo ngjarje.
Postimi i plotë:
Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky.