Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se janë duke pritur një pjesë të familjes Bllaca për ta kryer ceremoninë e varrimit të pesë pjesëtarëve të kësaj familjeje që vdiqën dje tragjikisht.
“E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
“Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca”, ka thënë Haziri, përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Po ashtu, i falënderoj të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen!”.