Shkruan: Arbër Ismajli
Ajo pak njerëzi që do të duhej ta kishim në raste të tragjedive të mëdha, siç dhe na obligon kodi i vjetër etik, duhet të kemi të paktën si kulturë elementare, të mos bejmë ngutjen në hapat e gjykimeve që qojnë në demtimin e dinjitetit të njerëzve, të cilëve përmes fjalëve, bëhen pjesë e linçimit publik.
Suspendimi i zingjirit komandues në Gjilan, nuk është bërë në asnjë mënyrë si pjesë e implikimit të tyre në rast, por si lehtësim i zhvillimit të hetimeve, e gjithë kjo mbase pa nevojë nga titullarët e policisë! Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më të besueshme në vend, andaj, qytetarët duhet të besojnë fuqishëm në dinjitetin e tyre profesional, njerëzor e moral. Bashkëpunimi me ta duhet të jetë udhërrëfyesi më i fuqishëm i sigurisë publike në vend.
Ne duhet ta ngritim shkallën e përgjegjësisë, por, përgjegjësia duhet të jetē e shtrirë gjithkund dhe gjithëandej. Një shoqëri e përgjegjshme, shkallën e përgjegjësisë e kërkon dhe e praktikon gjithkund. Shoqëria jonë duhet të jetë e mirëqenë, të jetë më e përgjegjshme, sidomos në fjalën publike! Lutemi, që tragjeditë të mos jenë ato që na fusin edhe me shumë urrejte mes nesh, përkundrazi, na duhet më shumë dashamirësi mes nesh që t’i kalojmë ato më lehtë, të preventojmë dhe të dalim më të organizuar dhe më efikas nga ato!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bllaca!