Mijëra njerëz i kanë dhënë lamtumirën e fundit pesë antarëve të familjes Bllaca, në fshatin Cernicë të Gjilanit.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se kjo tragjedi ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo që janë në botë.
“Në emër të kryetarit Haziri, familjes së gjerë Bllaca, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve. Kjo është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për mbarë popullin shqiptar”, ka thënë Ismajli.