Kryetari Haziri dhe kryeparlamentarja Viosa Osmani, ishin në vizitë tek familja Bllaca për ngushëllime.
Gjatë vizitës në Gjilan, kryeparlamentarja Osmani bashkë me Hazirin shprehën ngushëllim pas vrasjes së rëndë, ku mbetën të vrarë pesë anëtarë të familjes Bllaca.
Haziri përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo tragjedi të mos përsëritet kurrë.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryepalamentaren Vjosa Osmani, qëndruam në familjen Bllaca, për t’iu shprehur ngushëllime. Është shuar një familje dhe kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt. Jemi me ju për ta ndarë dhembjen në këto momente të rënda. Zoti ua lehtësoftë dhembjen familjes së gjerë Bllaca. Lutemi që kjo tragjedi të mos përsëritet kurrë!C