Shkruan: Izmi Zeka
Fatmire Kollçaku, tani deputet e VV-së ka fyer historinë, heronjtë, viktimat, nënat, të zhdukurit dhe dhunimet e motrave tona gjatë luftës sonë.
Andaj rasti i saj nuk duhet të heshtët nga qytetarët pa dallim partie për disa arsye të cilat do ti përmendi:
E para se ajo si e zgjedhur e popullit dhe për interesa politike bëri veprimin më çnjerëzor duke atakuar vlerat historike;
E dyta që është kapitale shkeli mbi gjakun dhe djersën e 20 mijë të rënëve dhe persekutua ve gjatë luftës;
E treta ajo në emër të një patriotizmi të pa fre dhe të pa kohë në kontinuitet luftoi një të drejt historike që e kanë mbështetur forcat më progresive të Botës duke u nisur nga Amerika e vende të tjera.
Ka edhe shumë arsye që duhet përmendur por unë u ndala vetëm në këto tri argumente që tani i përkasin historisë por edhe shtetësisë së tanishme.
Prandaj kjo çështje nuk duhet të heshtët deri në sqarimin e plot dhe marrjen e përgjegjësisë institucionale për veprime të tilla të z.Kollçaku
Qytetarët nuk duhet të heshtin kur është në pyetje arkiva dhe historia e tij e lavdishme pavarësisht kush është sot dhe flet për ndonjë arsye qoftë personale apo politike.