Në Klinikën Infektive në QKUK gjatë ditës së sotme janë paraqitur tri raste të dyshuara për koronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Klinikës Infektive, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ata njoftojnë se janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive bën thirrje që të mos krijohet panik dhe shqetësim pasi që këto raste janë vetëm të dyshuara dhe jo të konfirmuara.
Kujtojmë se dy rastet e fundit të raportuara me koronavirus në Kosovë, rezultuan negativ.
Derisa, në përgjithësi numri i të vdekurve prej koronavirusit të ri Covid-19, ka shkuar mbi 2,600.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.
Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.