Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli përmes një postimi në facebook, ka thënë se rregullimi i hapësirave të sallave të edukatës fizike, janë prioritet për qeverisjen aktuale.
Postimi i plotë:
Duke parë rëndësinë e madhe të ushtrimeve fizike dhe rekreative tek nxënësit, rregullimi i hapësirave të sallave të edukatës fizike nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, janë prioritet për qeverisjen aktuale.
Salla e edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini“, është prioritet në renovimin dhe përmisimin e infrastrukturës së saj, në mënyrë që të krijohen kushtet për zhvillimin e sporteve të ndryshme, si në sporte kolektive të nxënësve poashtu edhe në sporte individuale. Bëhet fjalë për investim i cili do të bëhet me të gjitha standardet, për të pasur një sallë moderne me efikasitet, e pajisur me të gjitha mundësitë për zhvillimin e orëve të mësimit të edukatës fizike.
Do të punojmë që këtë sallë të edukatës fizike, ta rinovojmë dhe furnizojmë me pajisjet më të mira sportive dhe të krijojmë një ambient rekreativ, që të rritet vullneti dhe dëshira për mësimdhënie dhe mësimnxënie në këtë fushë. Me investimet në infrastrukturën sportive të nxënësve, ne e fuqizojmë potencialin e të rinjëve dhe investojmë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre./RadioStar/
Bashkë e me suksese të reja!