Blerian Sherifi, 24 vjeçari nga Gjilani, që ka lindur dhe është shkolluar në Gjenevë të Zvicrës, po e synon pozitën e këshilltarit komunal në Komunën Lancy, në zgjedhjet lokale të 15 marsit.
Me një shqipe të cilën e flet dhe e shkruan për lakmi, në një prononcim për Mediafokus.info, Bleriani ka treguar se pas shkollimit superior në fushën e menaxhimit të marketeve, në vitin 2017 ka themeluar edhe kompaninë e tij Groupement des Artisans Genevois, derisa krahas kësaj, ka nis të merret me politikë.
Para gjashtë muajve është anëtarësuar në Partinë Demokristiane (PDC), duke ia mësyer menjëherë garës zgjedhore, të cilën, nëse e fiton, premton se do të jetë, në veçanti, zëri i shqiptarëve atje.
“Do të jem zëri i shqiptarëve në të gjitha nevojat që do të kenë në të ardhmen, në aspektin juridik, social e të tjera”, ka thënë Sherifi për mediafokus.info.
Por, për të qenë zëri i tyre, ai kërkon mbështetje të madhe.
“Pres mbështetje të madhe nga bashkatdhetarët e mi dhe i lus të gjithë ata që kanë të drejtën e votës ta shpresin vullnetin qytetar. Jeta e tyre do të jetë dukshëm më e mirë nëse bashkë me kolegët e mi, arrijmë sukses zgjedhor”, ka theksuar Bleriani.
Më 15 mars të këtij viti, në mbarë Zvicrën mbahen zgjedhjet komunale, për të cilar garojnë një numër i madh edhe i shqiptarëve.