Dr. Ismail Lutolli spec. Pediater
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog, Onkolog
Në momentet kur shkrimi të jetë publikuar, secili nga ne ka një pyetje që i sillet vërdallë:
Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur më mirë në rastin e infeksionit?
A ka shpëtim nga Coronavirusi?
Përgjigja është PO, pa asnjë dyshim që po dhe ne mund të bëjmë shumë duke zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për ngritjen e imunitetit dhe perballim të infeksionit virusal të quajtur “Corona Virus”. Mos harroni se sot nuk eksiston vaksinë për Corona virus por eksistojnë hapat e duhur me të cilin sigurohet mbrojtje shumë e theksuar.
Ndiqni keshillat në vazhdim pa humbur kohë dhe shendeti i juaj e familjeve tuaja do jetë i mbrojtur në mase te madhe.
Një sistem i ngritur imunitar i siguron fëmijës dhe te rriturve një mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet, përfshirë corona virusin mjaft aktual. Synimi jonë kryesor me këshillat në vazhdim eshte që të forcojmë sistemin imunitar, në mënyrë që organizmi të ketë aftësinë të përballet suksesshëm me Corona virusin. Ne mund t’ia dalim me sukses.
Ndiqni keshillat në vazhdim:
1. Ushqime cilësore që forcojnë imunitetin
Një dietë e ekuilibruar siguron një sistem të fortë dhe të shëndetshëm imun të domosdoshem per të perballuar corona virusin.
Është e rekomanduar që në dietën e përditshme të përfshihen fruta të freskëta dhe perime (përmbajnë karotenoide-substanca natyrore që stimulojnë sistemin imunitar), drithëra, arra dhe fara. Ushqimet që kontribuojnë në forcimin e imunitetit janë: limoni, grejpfruti, bananet, pjepri, boronica, luleshtrydhe, kajsia, mango. Gjithashtu edhe perimet si: qepë, hudhër, domate, spinaq, brokoli, patate e ëmbël, kungull i njomë, karota, lakër, fasule dhe produkte soje (të gjitha këto ushqime janë shumë të pasura me nivele të larta të vitaminave, mineraleve, enzimave dhe antioksidantëve që forcojnë sistemin imunitar). Le të behen nga sot pjesë e perditshme e tryezës suaj.
2. Vitamina C
Kryeson listën, kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit. Ajo rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, nivelin e interferoneve, proteinat natyrore të prodhuara nga qelizat imune në përgjigje të virusëve, parazitëve dhe qelizave tumorale. Ka rol të jashtëzakonshëm në ndihmesën e sistemin imunitar në betejën ndaj infeksioneve të ndryshme. Rritë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë kundër infeksioneve, por edhe nivelin e interferonit, antitrupit i cili është i bashkangjitur në sipërfaqen e qelizës, duke parandaluar futjen e virusëve në të. Gjithashtu, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rritë nivelin e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit LDL (të keq).
Njihet edhe si mbrojtës nga radikalet e lira në organizëm dhe është antioksidant i fortë. Dozën e nevojshme ditore të vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale, se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj si: limoni, portokalli, papaja, kivi, luleshtrydhet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra. Kjo vitaminë, për shumë arsye gjendet në majën e listës të nutrientëve imunogjenë.
3. Vitamina D
Sistemi imunitar nuk mund të aktivizohet pa praninë e saj. Funksionet bazë të vitaminës D rregullojnë sistemin imunitar, rregullojnë rritjen e qelizave dhe ekuilibrin hormonal. Mënyra më e mirë për marrjen e vitaminës D është nga ekspozimi në diell. Përmes ushqimit këtë vitaminë mund ta merrni tek llojet e peshkut si salmon dhe ton, qumështi, vezët, kërpudhat, drithërat, lëngu i portokallit, gjizë pa kripë.
4. Marrja e acideve yndyrore të pangopura
Ato veprojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke rritur aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, si dhe në mbrojtjen e trupit gjatë reagimit ndaj infeksionit. Këto yndyra i marrim përmes llojeve të ndryshme të peshkut (ton ose salmon ), të cilët natyrshëm janë të pasura me omega-3 acide yndyrore. Gjithashtu edhe lajthi, arra ose fëstekë.
5. Vitamina E
Është një antioksidant i rëndësishëm, që kontribuon në forcimin e imunitetit. Ajo stimulon prodhimin e T-limfociteve dhe qelizave natyrore vrasëse. Sasi të mjaftueshme të vitaminës E mund të merren nga një dietë të pasur me fara, vajra bimore dhe drithëra.
6. Zinku
Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjaku, të cilat luftojnë kundër infeksioneve. Burime të zinkut janë: drithërat e pasura, fasulja, mishi i lopës, mishi i qurës.
7. Vitaminat B
Këto vitamina përbëjnë grupin e 8 vitaminave të lidhura mes vete, të cilat në natyrë ndodhen në burime të bimëve dhe të kafshëve. Burime të pasura me vitamina B janë: perimet me gjethe të gjelbërta, drithërat integrale, patatet, bishtajat, arrat, mëlçia dhe mishi i thatë.
8. Magneziumi
Është mineral jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nevojshëm për shumicën e reaksioneve në organizëm, mes tjerash është transport i glukozës dhe forcues i sistemit imunitar. Mund të merret përmes ushqimit, si tek bajamet ,farat e susamit dhe lulediellit, bananet, djathi, farat e kungullit dhe të lirit, miell tërshëre, brokoli, bizele dhe misër i ëmbël.
9. Sigurohuni që të merrni lëngje mjaftueshëm
Sigurohuni që dieta e përditshme të përfshijë një sasi të mjaftueshme të lëngjeve, në formën të ujit, qumështit apo lëngje frutash të pasura me vitamina.
Perdorni fruta dhe pije nga frutat e shtrydhura. Qendroni larg nga pijet e gazuara, apo ato me shtesa të ndryshme.
Marrja e se paku 2 litra uje ne dite eshte e domosdoshme.
10. Ushqime të pasura me selen
Vetëm tridhjetë gram arrë braziliane ka mjaftueshëm elementin kimik të selenit për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë sëmundjen.
Ushqime të tjera që përmbajnë selen janë frutat e detit, tuna, salmon, arrat, kikiriku .
11. Kërpudhat
Kërpudhat rrisin prodhimin e citokinës – qelizat që ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Kërpudhat përmbajnë edhe përbërës të tjerë që forcojnë sistemin imunitar.
12. Qumështi i gjirit, faktor shumë i rëndësishëm te bebet
Qumështi i gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe të mbrojë fëmijën nga Coronavirus.
Qumështi ka perberes siq janë imunoglobulina, leukocitet dhe antitrupa kundër viruseve dhe baktereve, që mbrojnë fëmijën nga infeksionet.
13. Pakësimi i marrjes së ëmbëlsirave dhe sheqerit
Konsumi i tepërt i sheqerit dhe ëmbëlsirave, zvogëlon numrin dhe funksionin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë për të luftuar infeksionet e ndryshme dhe për të rritur efikasitetin e sistemit imunitar.
14. Sigurohuni që të keni gjumë të qetë dhe të mjaftueshëm
Nëse ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, do zvogëlohet rezistenca imunitare dhe kjo do të hapë rrugë për komplikime nga infeksioni virusal.
15. Aktiviteti fizik i domosdoshëm –
Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Aktiviteti fizik, frymëmarrja e thellë, ajri i pastër dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Aktiviteti fizik, ndikon në normalizimin e proceseve metabolike në organizëm, zvogëlon rrezikun për shfaqjen e problemeve metabolike, kardiovaskulare dhe proceseve tjera të demshme gjate infeksionin e mundshem me corona virus.
16. Limon dhe mjaltë së bashku
Një përzierje mjaft efikase në shtimin e imunitetit. Bëni shtrydhjen e 5 limoneve në një liter ujë dhe vendosni 4 lugë mjaltë, përzieni dhe i pini gjatë dites. Mund t’i shtoni edhe fara chia 4 luge mesatare.
17. Recetë per forcimin e imunitetit:
Nga: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog Onkolog
Ndiheni të lodhur dhe ju duket se gjërat nuk po ecin si duhet me shëndetin tuaj? Është koha të mendoni për shtimin e imunitetit dhe energjisë tuaj. Sjellim pranë jush një super recetë e cila do ta përmirësojë ndjeshëm imunitetin dhe shëndetin tuaj. Mund të përdoret nga tërë familja, fëmijë dhe të rritur dhe efektet do të jenë të jashtëzakonshme.
Sistemi imunitar i shëndoshë është parakusht themelor për shëndetin e mirëqënie të njeriut dhe paraqet bazë të rëndësishme për një jetë cilësore. Nëse sistemi ynë imunitar funksionon siç duhet, rreziku i paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme është mjaft i ulët, sidomos i sëmundjeve të shkaktuara nga mikroorganizmat (bakteriet, viruset, fungjet, etj).
Me një fjalë ne duhet të kujdesemi për shtimin e imunitetit, pasi në të kundërtën nëse dobësohet aktiviteti i sistemit imunitar, ne jemi më të ndjeshëm në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos të sëmundjeve infektive. Sistemi imunitar mund të shihet si një sistem dinamik, ndërveprues midis njeriut dhe mjedisit.
Përbërsit:
– 300g arra
– 100g rrush të thatë
– 100g bajame
– 100g kumbulla të thata
– 20g pluhur xhenxhefil
– 20g pluhur hudhre
– 3 lugë të vogla fara chia
– 400g mjaltë (nëse dëshironi shijen më të ëmbël mund të shtoni 500g mjaltë)
– lëvozhgë nga 3 limona
Përgaditja :
1. Në blender i vendosni për bluarje arrat, rrushin e kumbullat e thata, bajamet si dhe lëvozhgën e limonave.
2. Shtoni lëngun e tre limonave në përzierje, lëvozhgën e të cilëve i keni përdorur më parë.
3.I shtoni shtoni 3 lugë fara chia si dhe 20g pluhur xhenxhefil dhe pluhur hudhre dhe vazhdoni përzierjen.
4. Së fundi, mjalti duhet shtuar dhe përzier përsëri edhe 2 min.
5. Transferoni përzierjen në një kavanoz dhe ftoheni.
6. Pas përgaditjes le të qëndrojë në një vend të errët për 1 ditë dhe pastaj e përdorni
Përdorimi:
Për fëmijët 1.5 -2 vjeç që i kanë përdorur edhe më herët këto produkte:
1 lugë mesatare 2 herë në ditë për 7 deri 10 ditë.
Për fëmijët mbi 3 vjet – 1 lugë gjelle 2 herë në ditë per 7 deri 10 ditë.
Për të rriturit:
1 lugë gjelle 3 herë në ditë, për 7 deri 10 ditë.
Vlerat shëndetësore:
Arrat
Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, antioksidantëve dhe mineraleve si dhe janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, Omega 6 proteina dhe fibra. Ato ndikojnë në një sërë procesesh metabolike në organizëm, në traktin tretës si dhe forcon mjaftueshëm imunitetin në organizëm. Ndikon në funksionimin e muskujve dhe liron energjinë e duhur në trupin tuaj.
Rrushi i thatë
Është i pazëvendësueshëm për prezencën e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve, si fosfori seleniumi, të cilët bëjnë të mundur thithjen e materieve të tjera dhe proteinave në trup.
Bajamet
Janë burime të pasura me vitamina, minerale (mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen), acide yndyrore. Janë burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6, acid folik, vitaminës E, e cila paraqet një antioksidant të fuqishëm.
Kumbullat e thara
Janë të pasura me antioksidues, minerale dhe vitamina dhe e tërë kjo ndikon direkt ne imunitetin e organizmit.
Xhenxhefili
Mjaft e pasur si ushqim me përmbajtje të lartë me antioksidantë dhe prezencë multivitaminoze. Xhenxhefili do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin. Pastron organizmin nga toksinat dhe merr pjesë në përmirësimin e proceseve inflamatore duke ndikuar kështu direkt në ngritje të imunitetit.
Hudhra
Njihet për vetitë antibakteriale, antioksiduese dhe ndikuese direkte ne rritjen e imunitetit.ka shume qe e quajn edhe antibiotic natyral per efektin shume te shprehur ndaj infeksioneve bakteriale ne organizem ,posaqerisht në kombinim me mjaltën.
Farat Chia
Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.
Limoni:
Ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lartë e vitaminës C e cila ndikon në përmirësimin e shpejtë të proceseve inflamatore dhe shërimin e shpejtë nga problemet e traktit respirator. Nje rol shumë të rëndësishëm edhe në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes
Mjalti:
Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj, duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues./Familjadheshendeti